Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, pritën nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Hello” me mësimdhënëset e tyre.
Interesimi për koncertin e fëmijëve në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” dhe pyetjet e tyre të shumta rreth qeverisjes lokale e bënë këtë takim shumë të këndshëm.
“Ftojmë nxënësit e të gjitha institucioneve shkollore të qytetit të na bashkohen më 29 Janar nga ora 14:00 në Teatrin e Qytetit, në koncertin e fëmijëve i cili tubon artistë të vegjël të cilët u këndojnë heronjve, i këndojnë vendit dhe botës së tyre fëmijërore”, është shprehur, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.