Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj bashkë me Kolonelin Enver Voca, sonte ishin në Komunën e Kamenicës, ku kanë diskutuar rreth fushatës rekrutuese si dhe politikave që po ndjek ky institucion për rritjen dhe sofistikimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri Mehaj ka bërë të ditur edhe një herë rëndësinë e shërbimin në FSK, si dhe politikat e reja të hartuara që do ta ndihmojnë forcimin ushtarak të vendit.
Kryetari Rahimaj ka bërë thirrje tek të rinjtë për t’iu bashkangjitur rradhëve të ushtrisë, si dhe ka sqaruar rëndësinë e shërbimit ndaj vendit.