Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Albana Demiri ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Shëndetit Mendor të Gjilanit, të cilën e udhëheqë, Dr. Afrim Cana, Psikiatër, e që përbëhet nga një ekipë profesionale për shërbime të shëndetit mendor.
Drejtoresha Demiri ka bërë me dije se në marrëveshje u dakorduan që në shkollat tona të ofrohen shërbime të tilla si:
– Rëndësia dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor;
– Shmangia e stigmatizimit për problemet e shëndetit mendor;
– Parandalimi i çrregullimeve mendore nëpërmjet intervenimit të hershëm, si dhe
– Parandalimin e delikuencës dhe dukurive tjera negative.
Për stafin e mësimdhënësve:
– Kujdesi për shëndetin mendor në vendin e punës e njohur si “Burnout”;
– Këshillime grupore për stafin para pensional rreth tejkalimit sa më të lehtë të kësaj faze;
– Teknika meditimi për një higjienë më të mirë mentale në punë dhe në jetën e përditshme, si dhe
– Parandalimin e Mobing-ut mes kolegëve të punës.
“Këto shërbime do të jenë të rregullta dhe sipas nevojës së shkollave”, ka bërë me dije drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri.