Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arens Matelit në skuadër.
Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.
Në të kaluarën 22- vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi.
Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi.
Nuk ndalet Gjilani, transferon Arnes Mateli
Ndani këtë artikull