Ballkani ka fituar titullin e Superkupës së Kosovës në futboll.
Portokallëzinjët mposhtën skuadrën e Llapit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm e ka shënuar futbollisti Lumbardh Dellova në minutën e 62-të.
Kujtojmë së skuadra e Llapit ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi Bekim Maliqi është përjashtuar nga ndeshja duke u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë./IndeksOnline/