Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se vlera e koeficientit duhet të jetë minimumi 130 Euro në mënyrë që të arrij një pagë të dinjitetshme karshi rritjes së çmimeve që kanë ndodhur në Kosovë.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ka qenë gabim caktimi i koeficientit të pagave me ligjin për buxhetin dhe të diskutohet çdo vit për të, ndërsa procesin e caktimit të kësaj vlere e quajtur jotransparent.
“Presin e përcaktimit të koeficientit e ka përcjellë një mostransparencë. Përcaktimi i koeficientit nuk mundet me qenë i një njeriu, qoftë ai edhe kryeministër dhe të arsyetohet pse po vendoset ky koeficient. Kemi një qeverisje që po rrëshqet drejt një autoritarizmi, një kryeministër që e thotë fjalën e vet dhe bazuar në të secili do ta marrë pagën, pra bazuar në fjalën e fundit të kryeministrit. Kjo i jep një lloj kënaqësie, një loj autoritarizmi”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, është gabim të caktohet koeficienti me ligjin për buxhetin.
“Por nën 130 euro vlera nuk do të arrijë me caktua pagë të dinjitetshme. Me rritjen e çmimeve, koeficienti nën këtë vlerë nuk është koeficient i cili arrin me ia siguri një jetë e cila do të arrij mi përmbush obligimet e tyre mujore krahas shpenzimeve që i kanë”, ka deklaruar Tahiri.