Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, jepet premiera e shfaqjes “FAUSTI”, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka ftuar të gjithë për ta parë nga afër premierën e shfaqjes “FAUSTI”.
Shkrimi i plotë:
A jeni gati të përjetoni dramën? 🔥
Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2023” po ju sjellim festivalin e dramës “Talia e Flakës” me skenare unike, shfaqje dhe histori të papara!
Nga emocionet e fuqishme deri te rrëfimet magjepsëse, ky festival do të sigurojë që t’i keni sytë ngjitur te skena.
“Talia e Flakës” është një mundësi e shkëlqyer që audienca të përjetojë një shumëllojshmëri formash të ndryshme teatri duke nisur nga 23 Janar ora 20:00 me bashkëpunimin e trefishtë teatror të Teatrit të Gjilanit, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Bekim Fehmiu – Prizren me shfaqjen “Fausti” për të vazhduar çdo natë deri më 28 Janar.
Shfaqjet do të shoqërohen me tryeza debate mbi veprat përkatëse, por edhe mbi dramën shqipe në përgjithësi.
Ju mirëpresim sonte në Premierën e shfaqjes “FAUSTI”.