Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 94.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19, nga 49 testime sa janë bërë gjithsej. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 11 persona.
Prej fillimit me COVID-19 në Kosovë janë konfirmuar 272.494 raste, kanë vdekur 3.202 persona, kurse janë shëruar gjithsej 269.198, njofton Ministria e Shëndetësisë.