Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rritjes së tatimit në pronë. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se: Nuk e kanë rritë komunat tatimin në pronë.
Më tej Bajrami ka thënë se në kohën e krizës ekonomike e sociale nëpër të cilën po kalon vendi, qytetarëve u janë rritë vetëm çmimet, nuk ka rritje të pagave, nuk ka rritje të pensioneve, nuk ka rritje e të të hyrave – janë rritë vetëm çmimet.
Deputetja e LDK-së shton se mënyra e llogaritjes së tatimit në pronë është paracaktuar sipas Ligjit Nr 06/L-005 për Tatim në Pronë dhe qytetarët duhet ta dinë se komunat në kohën kur po flasim nuk e kanë bërë asnjë veprim për rritjen e tatimit në pronë, por është Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit Nr 06/L-005 për tatimit në pronë, Nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet, vlerësim të cilin se fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramandës dhe ky vlerësim i fundit ka shpier deri të fryrja enrome e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë.
Më tej Bajrmai ka shkruar se komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i këtij ligji, ju jepë të drejtë komunave caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit, që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dysfysh vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishy.
SIpas Bajramit zgjidhjen duhet ta orfoj Ministria e Financave Punës dhe Transfereve: 1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me një vendim të pezulloj rivlerësimin e fundit të patundshmërive në vendin tonë, sepse është bërë në kushte të një inflacioni enrom dhe 2. Të procedoj sa me parë në Kuvend Ligjin e ri për Tatim në Pronë, i cili është draftu nga grupi punuës që nga tetori 2022, me të cilin duhet të largohet pragu i poshtëm 0.15% dhe të mbetet vetëm pragu i lartë, në mënyrë që të ju lejohet komunave të bëjnë përshtatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.
“Edhe një herë që dy vite qytetarët tonë të vetmën rritje që e kanë përjetuar është ajo e çmimeve, nuk mund të përballojnë tatime me të larta”, ka shkruar deputetja Bajrami.
/GazetaSinjali/