Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar realizimin e projetit të zbatimit për masat e efiçiencës së energjisë në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Kryetari Hyseni përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka treguar se vlera e këtij projekti do të kushtoj 350,000.00€.
Shkrimi i plotë:
Në vlerë prej 350,000.00€ nënshkruam Marrëveshjen që çon përpara realizimin e projektit të zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Abaz Ajeti”
📝 Me qëllim rritjen e efiçiencës përmes kursimit të energjisë dhe buxhetit, si dhe përmirësimit të standardeve të shkollës “Abaz Ajeti”, bashkë me drejtorin e FKEE-së, Ahmet Ismaili, sot nënshkruam Marrëveshjen për Shërbime të Energjisë me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
📌 Ne do të vazhdojmë të angazhohemi drejt jetësimit të projekteve të sektorit të energjisë për Gjilanin edhe në shkollat e objektet e tjera komunale, si dhe çdo projekti me impakte pozitive në mirëqenien e qytetarëve tanë.