KOMUNIKATË
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit – LRFGJ me datë 18.01.2023 ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK se me datë 17.01.2023 dy delegatë nga LRFGJ nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.
Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.
Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit.
LRFGJ përmes kësaj komunikate, njofton FFK-në dhe gjithë opinionin se delegatët z.Malazog Hoxha – Delegat dhe Kryetar i LRFGJ-së dhe Mirsad Sylejmani – Delegat i FC VITIA, si përfaqësues i vetëm nga liga e dytë, do të jenë prezent si delegat legjitim në kuvendin e thirrur nga FFK-ja.
Të bashkangjitur gjeni edhe letrën drejtuar të gjithë antarve të Komitetit Ekzekutiv – KE dhe koordinatorit të lidhjeve rajonale z.Ismajl Ajeti.
Gjilan, 25.01.2023
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit