Gjilanasit triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Flamurtarit me rezultat 3-1.
Bardhekaltërit në pjesën e parë e kontrolluan ndeshjen, ndërsa prishtinasit me kundër sulme u përpoqën të befasojnë mysafirët.
Bujar Shabani arriti qysh në minutën e dytë të kaloi në epërsi skuadrën vendase dhe u mendua që në vazhdim do ta kishin më lehtë.
Gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, golashënuesi Shabani godet në mënyrë atraktive topin, por pret portieri Besnik Shehu.
Në pjesën e dytë realizohen tre gola, dy arrijnë t’i shënojnë vendasit dhe një mysafirët.
Fillimisht, Shqipdon Ademi arriti të shënoi gol me kokë në të 54 minutë, me ç’rast barazoi shifrat në semafor.
Por, Dirta arriti të rikthej epërsinë duke shënuar dy gola. Njëzet minuta para përfundimit të takimit, Haxhi Neziraj realizoi gol me kokë.
Shtatë minuta para përfundimit të takimit, Xhevdet Shabani shënoi golin e tretë për vendasit.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi 3-1 për “Intelektualët”.
Pas kësaj, Drita mbetet në vendin e parë me 47 pikë ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 11 me 15 sosh.
Theksojmë se bardhekaltërit në xhiron e radhës do të takohet me Besën