Manifestimi kombëtar i kulturës “Flaka e Janarit”, në edicionin e saj të 33-të në këto 32 vite, përmes pjesës letrare PENA E FLAKËS, që është një nga katër shtyllat kryesore të këtij manifestimi, nderon shkrimtarin Rexhep Elmazi përmes një tryeze letrare, në 45 vjetorin e vrasjes së tij tinzare, sipas një skenari të planifikuar të UDB serbe.
Aspekte të ndryshme të poezisë së Rexhep Elmazit, si një trashëgimi shpirtëre e letrare që na mbeti prej tij, do të trajtojnë emra të njohur tashmë në skenën letrare të Gjilanit e të Kosovës si prof dr Anton Nikë Berisha, Mr. Tahir Arifi, Mr. Arsim Halili, Kaltrinë Berisha e Mehmetali Rexhepi.
Tryeza letrare mbahet ditën e nesërme, më 27 janar 2023, ora 13:00 , në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit, “Fan S.Noli”, e do të lexohen dhe poezi nga krijimtaria poetike e këtij shkrimtari nga ana e Diana Toskës.
“FLAKA E JANARIT” PËRMES NJË TRYEZE LETRARE NDERON POETIN REXHEP ELMAZI
Ndani këtë artikull