Me datën 15.02.2023, komuna e Gjilanit, ka organizuar dëgjim publik për planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027.
Duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit komunal të Gjilanit, do të mbahet ky dëgjim.
Komunikata e plotë:
Datë: 15.02.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
Ora: 10:00
Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,
Plani i Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027 që do t’ju prezantojmë në këtë dëgjim publik është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e Gjilanit, i cili është dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.
Qëllimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gjilanit, 2023-2027, është që të identifikoj dhe ofroj zgjidhje për problemet prioritare për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjilanit, duke synuar në një menaxhim efektiv të tyre, duke i vendosur ato në agjendën e institucioneve përgjegjëse dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme opinionin e publikut.
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në e-mail adresën: mentor.mihovci@rks-gov.net.
Mirë se vini!
https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2023/01/Njoftim-per-degjim-publik-per-Planin-e-Menaxhimit-te-Mbeturinave-2023-2027.pdf
https://kk.rks-gov.net/gjilan/wp-content/uploads/sites/11/2023/01/Draft-Plani-i-Komunal-i-Menaxhimit-te-Mbeturinave-2023-2027.pdf