Xhonatani la sonte shtëpinë e Big Brother Vip, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Ai ishte në nominim këtë javë me Luizin, Efin dhe Armaldon.
‘Prime’ e kaluar, Xhonatani u dënua me nominim nga Vëllai i Madh, pasi shkeli një nga rregullat kryesore të programit, duke folur me kode me Oltën.
Banorët nuk ishin në dijeni që Xhonatani ishte në nomnimin këtë javë, pasi Vëllai i Madh vendosi që të mos ua tregojë.
Ai ka marrë me veten biletën e fatit, e cila mbetet të shihet nëse do t’ia mundësojë rikthimin në shtëpi.
/GazetaSinjali/