Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme, sa është sot.
“Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi që të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen në çdo front. Duhet të punojmë me zell. , të përpiqemi të punojmë edhe më shumë” tha Rama gjatë një interviste për televizionin malazez “A PLUS TV”, përcjell Abcnews.al.
Ai ka folur gjithashtu mbi marrëdhëniet që ai ka me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe puna që po bëhet sipas tij në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.