“Astoria Luxury & Spa Hotel”, është vlerësuar për shërbime hotelerie, Organizim Eventesh dhe Spa Hospitality Services, Evente Managment & Spa të këtij hoteli, duke u shpallur nga GRBC si kompania më e mirë në Gjilan për vitin 2022.
Në një event të organizuar, ishin prezent mbi 100 kompani të gjitha këto nga rajoni i Gjilanit.
Në këtë event madhështorë ishte prezent edhe të ftuar special nga Evropa, e prej tyre ishte edhe eurodeputeti, zotëri Lukas Mandl.
“Astoria Luxury & Spa Hotel”, në këtë event ka pranuar çmimin si Kompania më e mirë në Rajonin e Gjilanit për vitin 2022, në kategorinë e Shërbimeve Hotelerie, Organizim Evenimentesh dhe SPA./Radio Star/