Komuna e Gjilanit përmes një komunikata në faqën e saj zyrtare në ‘facebook’, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin.
Me 7 shkurt të këtij viti tek Shkolla e Mesme e Muzikës, komuna e Gjilanit duke filluar nga ora 12:00 deri 14:00, do të jetë ceremonia e nënshkrimit.
Komunikata e plotë:
Ftesë
Të dashur bashkëqytetarë/e,
Kryetari Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, ka kënaqësinë që t’ju ftoj në ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.
Datë: 7 shkurt 2023 (e martë)
Vendi: Shkolla e Mesme e Muzikës
12:00 – 14:00