Kryeministri Albin Kurti tha se me vlerën e koeficientit të ri të pagave do të ketë rritje solide të pagës për kategorisë jetike për funksionimin e shoqërisë: Mjekë, arsimtarë, policë dhe ushtarak, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Kurti tha se me ligjin e ri për paga do të ketë zvogëlim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve.
“Me sistem të ri të pagave e vlera të reja
Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.
Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, ka shkruar ai.