Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar pilotimin për lajmërimin në shtëpi për pensionistë.
Ekipet mobile të ministrisë kanë filluar angazhimin për lajërimin e pensionistëve në moshën në dhe mbi 85-vjeçare.
Shërbimi ka filluar njëherë vetëm në rajonin e Prishtinës, kurse do të vazhdojë të implementohet edhe në qytete tjera.
Ministria ka thënë se kërkesën për ta marrë këtë shërbim duhet bërë në pensionet.pr@rks-gov.net.
“Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresën elektronike 📧 pensionet.pr@rks-gov.net dhe është e kufizuar vetëm pensionistët që:
a) Janë në apo mbi moshën 85 vjeçare (85+);
b) Janë pensionistë të regjionit të Prishtinës; dhe
c) Kërkesa është paraqitur së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve”, thuhet në njoftim.
Kërkesa mund të bëhet nga pensionisti apo dikush që kërkesën e bën në emër të tij/saj.
“Në kërkesë pensionistët duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:
a) emri dhe mbiemri i pensionistit;
b) numri personal i pensionistit;
c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresësn”.
Ministria njofton se pensionistëve të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.