Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen financiare për 15 studentë.
15 studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, do të realizojnë projekte për digjitalizimin e komunës së Gjilanit
Përkrahje financiare për 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” të cilët do të realizojnë projekte për #digjitalizimin e komunës së Gjilanit
Me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Artan Dërmaku, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit📝 për përkrahjen financiare të 15 studentëve të cilët nën udhëheqjen e stafit akademik të fakultetit, do të realizojnë Databazën e Bujqësisë📇 për fermerët e Gjilanit, si dhe projekte të ndryshme të fushës së IT-së të cilat do të ofrojnë shërbime më cilësore e më të qasshme për qytetarët.
Me shumë projekte inovative dhe përkrahje nga komuna e Gjilanit, të rinjtë e qytetit do të marrin rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit. 🌐