Në Kosovë po mbretëron mot i ftohët dhe në orët e mbrëmjes të ditës së sotme kanë filluar edhe reshjet e borës shkruan Radio Star.
Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se komuna ka intervenuar menjëherë në mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.
Hyseni thotë se të gjitha rrugët e qytetit të Gjilanit, janë të qarkullueshme për komunikacion.
Shkrimi i plotë:
Pas reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, kemi intervenuar menjëherë në mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit duke hedhur kripë.
Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion. Megjithatë, ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në ngasjen e automjeteve! 🙏