Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se tash është koha kur mund të ushtrohet presion mbi Serbinë që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova ai ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë shans kur roli i Rusisë në komunitetin ndërkombëtar është dobësuar për shkak të luftës në Ukrainë.
“Tani janë rrethanat më të mira që t’i bëhet presion Serbisë për ta njohur Kosovën sepse Rusia është në konflikt”.
Sipas tij, nuk duhet në asnjë mënyrë që të humbet ky momentum.
“Gjysmështatzëni nuk ka. Ky proces ose duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër ose dështon. Ne duhet të luajmë politikisht deri në fund – ose duhet ta marrim njohjen ose duhet të themi se çdo normalizim tjetër shton apetitet e Serbisë për konflikt në rajon”.