Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeminstri Albin Kurti më shumë po bashkëpunon me emisarin evropian, se sa atë amerikan.
Mustafa ka thënë se bashkëpunimi i Kurtit me Lajçakun nuk është i keq, por nuk po bashkëpunon me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
“Nëse ky e ka pasë mendjen që të thotë se ne do ta pranojmë marrëveshjen franko-gjermane, ka qenë korrekte një gjë e tillë së pari t’u thuhet amerikanëve, e më pas t’u thuhet të tjerëve.” tha ai në RTK.
Ai ka thënë se edhe qëndrimi i tij për Asociacionin dhe gjashtë kushtet e paraqitura, duhej t’i diskutonte me ShBA-në.
“Neve na ka bërë shtet Amerika, jo Sllovakia apo ndonjë shtet i Evropës…Neve na ka bërë shtet ShBA-ja dhe Britania e Madhe.” – ka thënë ai.