FSK-ja shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 21,051, sipas autoriteteve.
Në Turqi, numri i viktimave është rritur në të paktën 17,674 me 72,879 të tjerë të raportuar të lënduar, tha të enjten në një deklaratë për media, nënpresidenti Fuat Oktay.
Shumë vende përfshirë Kosovën e Shqipërinë ka dërguar në Turqi ekipe të shpëtimit.
Tërmeti goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij.
Me këtë rast, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.