Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar mëngjesin e sotëm me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me ç’rast kanë diskutuar për kushtet e tyre.
Abdixhiku thotë se ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar dhe duhet të trajtohet me urgjencë, përcjell teve1.info
“Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar ai. /Teve1.info/