Deputeti nga radhët e LVV-së dega në Gjilan, Luan Aliu, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, ka thënë se ata ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje.
Në një postim në ‘facebook’, Aliu ka rikujtuar protestën e së shtunës së 10 shkurtit 2007, ku ka thënë se 10 shkurti është data që përkujtojmë Monin e Arbenin, aktivistët të cilët ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje.
Shkrimi i plotë:
10 shkurti është data që përkujtojmë Monin e Arbenin, aktivistët të cilët ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje.
Lavdi Mon Balaj e Arben Xheladinit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
#10shkurt2007