Natasha Kandiq, aktiviste dhe humaniste serbe, beson se ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Boçan Harçenko, ia ka bërë një paralajmërim presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ajo, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’ ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të Harçenkos. Ky i fundit deklaroi se vota e Rusisë për Kosovën në OKB varet prej vendimeve të Serbisë, kur u pyet se çfarë ndodh nëse Vuçiqi e pranon planin franko-gjerman, shkruan Demokracia.com.
“Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Vuçiqin se Rusia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në OKB në Këshillin e Sigurimit nëse Serbia vendos sanksione dhe jo se qëndrimi i Rusisë do të varet nga vendimi i Vuçiqit, siç tha ai”, ka shkruar Kandiq.
Përgjatë ditës, Dushan Janjiq, themeluesi i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në Serbi, deklaratën e ambasadorit rus në Beograd e pa si lënie të “patates së nxehtë” në dorën e Serbisë.
Janjiq e krahasoi këtë mesazh me ato të ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov dhe Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, të cilët deklaruan se do të ndiqnin veprimet e Beogradit, por jo në lidhje me qëndrimin e Kosovës në OKB. /Demokracia.com/