Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, sot ka takuar sportistët gjilanas të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në sport shkruan Radio Star.
Gagica ka thënë se përmes tyre ne mësojmë çfarë realisht i duhet komunës sonë, sepse përmes sportit dhe sportistëve ne krijojmë dhe ndërtojmë imazhin tonë si Gjilan e si Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Një vikend jashtëzakonisht i mirë me sportistë gjilanas të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në sport.
Biseda me ta është gjithmonë e këndshme dhe produktive. Përmes tyre ne mësojmë çfarë realisht i duhet komunës sonë, sepse përmes sportit dhe sportistëve ne krijojmë dhe ndërtojmë imazhin tonë si Gjilan e si Kosovë.
Mirënjohës përjetë gjithë atyre që e kanë ruajtur sportin në rrethana aspak të lehta, atyre që e vazhduan rrugën në këtë frymë dhe te rinjve që po tregojnë rezultate kulminante në secilën disciplinë sportive kudo në botë!/radiostar/