Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pranimi i planit frank-gjerman, i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Ai ka thënë se e përkrahë këtë plan pasi ka konfirmimin nga SHBA se nëse arrihet një marrëveshje Kosova do të përkrahet në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
“Kemi konfirmim direkt nga ata që nuk japin vetëm fjalë, prej amerikanëve se më kë marrëveshje do të përkrahemi të jemi pjesë e Partneriteti për Paqe dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj gjatë debatit parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se marrëveshje si pas këtij plani do t’i hap rrugë Kosovës edhe drejt BE-së.
“Kjo është arsyeja kryesore se pse për mua, për Aleancën plani franko-gjerman është i pranueshëm, sepse ka të bëjë me komponentin tonë të ekzistencës drejt NATO-s. Marrëveshje zhbllokohet proceset drejt BE-së si anëtarësimi në Këshillin Evropian dhe shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE”, ka thënë Haradinaj.