Pa refuzimit të Gjykatës së Apelit rreth në procedurën e konfliktit administrativ ndaj Ministrisë së Drejtësi për noter, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu .
Ajo ka thënë se më në fund, pas gati 3 vitesh, përmbyllet procesi gjyqësor për Provimin e Noterisë çka i hapë rrugë shpalljes së konkursit për noterë.
“Dua të njoftoj qytetarët se brenda një kohe të shkurtër do të themelojmë Komisionin përgjegjës dhe do të shpallim konkursin për noterë. Procesi do të jetë transparent e profesional dhe se nuk do të përsëriten situatat e ndërhyrjes në proces e nuk do të përdoren metodat e përzgjedhjes së personave mbi baza familjare, partiake apo biznesore siç pati ndodhur me konkursin e kaluar”, tha ajo.