Sot në Kosovë si shumëkund në botë, shënohet festa e Shën Valentinit, festë kjo me origjinë të krishterë që nderon një shenjtor me emrin latin Valentinus.
Edhe pse kjo ditë njihet anembanë botës si një festë që kremton romancën dhe dashurinë, origjina lidhet me historinë e Shën Valentinit të Romës, i cili u burgos sepse kurorëzonte në martesë ushtarë të cilët e kishin të ndaluar të ishin çift.
Dita e Shën Valentinit si një festë e dashurisë, nisi të lulëzojë në oborret mbretërore angleze të shekullin e katërmbëdhjetë kur edhe mendohet se i ka rrënjët tradita moderne.
Për 4 shekujt në vijim, festa u popullarizua duke marrë formën në të cilën njihet sot me dhurata, lule dhe letra dashurie. Gjatë kësaj dite, çiftet në të gjithë botën zgjedhin të shprehin dashurinë për partnerin/en e tyre./GazetaSinjali/