Për dy vjet qeverisje nga LVV-ja, nga shpresa e madhe e qytetarëve për ndryshim, jemi dëshmitarë të zhgënjimit të theksuar.
Si të arritura të kësaj qeverie fatkeqësisht nuk mund të numërojmë asnjë, sepse dështimet janë pothuajse në të gjitha sferat.
Në politikën e brendshme ka degradim të sistemit shëndetësor. Asnjë investim e madje mungesë barnash esenciale. Thuajse Asnjë vizitë e Ministrit të Shëndetësisë (edhe pse u ndërruan shpesh) në QKUK apo spital tjetër që të shihen problemet e shumta. Mungesë dhe ikje e mantelbardhëve nëpër shtete të tjera, si pasojë e injorimit dhe shpërdorimit të dinjitetit të tyre.
Asnjë investim në shkolla përveç një çerdhe të inauguruar. Asnjë ndryshim pozitiv e madje ndërhyrje qeveritare, partiake e familjare në punësime deri në nivel të lartë akademik.
Investimet kapitale në ekonomi janë 9%, ndërsa nevojat shumë të mëdha. Sistemi energjetik në kolaps e çmimet 100% më shtrenjtë. Ndërhyrja e dorës së shtetit sa për mëshirë e skandalet e ambasadorit Berisha mbrohen nga Qeveria Kurti. Çmimet e artikujve esencialë e inflacioni kanë ngritur koston familjare deri në luftë për ekzistencë.
Në degradim janë edhe sistemi drejtësisë, gjyqësisë e prokurorial.
Asnjë e arritur madje as për ta prishur renditjen e dështimeve.
Në aspektin e sigurisë përkeqësim ne Veri të vendit. As sovranitet e as dorë të shtetit. As polici e as gjyqësi. Rikthim në katraharurë si pasojë e vendimeve të gabuara.
Në politikën e jashtme dështim total. Asnjë njohje e madje asnjë pranim në organizata ndërkombëtare, përveç ndonjë aplikimi të pakoordinuar me Perëndimin. Ndërhyrje e skandale me ambasadorë deri në shkelje të ligjit. Pa dije e pa përvojë në diplomaci.
Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit e luksit qeveritar u kthye në fjalë e mashtrime të dukshme.
Raportet me aleatë ndërkombëtarë të ftohura e madje të prishura e bëjnë këtë qeveri edhe më të dobët. Dialogu me Serbinë si palë fajtore e paaftë për kompromise na dërgon në faktor destabilizimi. Egoja fiktive para tyre na paraqet të pabarabartë si palë.
Thjeshtë, dy vjet dështim, e si pasojë ikje e emigrim masiv jo vetëm të të rinjve. Shpresën e tyre si kauzë për shtet e kthyen në zhgënjim të madh duke u akomoduar falso në pushtet.
Dështimi i tyre kaq i madh për dy vjet, do të bartë pasoja më të mëdha se 20 vjetët e kaluara e që ishin parullë e tyre dje, sot e mbase edhe më tutje…