Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, me dyshimin se ka prezantuar dokumentet identifikuese si: pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shofer të falsifikuara nga një shtet tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim.
“ANP Adem Jashari 14.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ne shkuarje ka prezantuar dokumentet si: pasaportën, letërnjoftimin dhe patentë shoferin, të lëshuara nga një shtet i huaj, të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i shtetit i cili ka urdhëruar që dokumentet e dyshuara si të falsifikuar të sekuestrohen për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore ndërsa i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.