Këmbësori i cili ishte goditur mbrëmë nga një veturë, si pasojë e plagëve të marra është dërguar në QKUK, ku më pas aty ka ndërruar jetë, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Sipas Policisë, ngasësi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti është ende duke u hetuar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Arllat të Drenasit.