Kryetari i degës së AAK-së, Nazim Gagica, përmes një postimi në ‘facebook’, ka njoftuar se këngëtari gjilanas Arbër Maliqi, nga sot i’u ka bashkuar radhëve të Aleancës.
Gagica ka thënë se Aleanca në Gjilan po rritet çdo ditë e po pasurohet me profesionistë nga të gjitha fushat.
Shkrimi i plotë:
Arbër Maliqi prej sot i bashkohet AAK-së në Gjilan.
Ka mbaruar Masterin në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dega Solo Këndim. Është anëtar i Filharmonisë së Kosovës.
Arbëri është profesionist i fushës dhe nga sot edhe vlerë e shtuar në Aleancë.
Arbëri ka qenë kandidat për Anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e AKR-së.
Aleanca në Gjilan po rritet çdo ditë e po pasurohet me profesionistë nga të gjitha fushat, kuadro që po lënë gjurmë kudo që ata veprojnë.
Aleanca mbetet e hapur sot e përjetë ndaj kuadrove që duan të japin kontributin e tyre në interes të Gjilanit dhe të qytetarëve. Mbetemi të vendosur për të mirën e Komunës dhe të shtetit tonë, sepse kemi dëshmuar se interesi i përgjithshëm mbetet prioriteti ynë i përjetshëm.
Mirë se vjen Arbër!