Organizata studentore ‘Studim Kritikë Veprim’ marshuan sot kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Me parullat si ‘Zajednica nuk kalon’ e ‘Bashkë kundër Asociacionit’ e të tjera të ngjashme protestuesit u nisën nga oborri i Bibliotekës Kombëtare drejt ndërtesës së qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar publikisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe megjithëse ka vlerësuar si një bazë e mirë për dialogun Propozimin e BE’së për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë, të njohur si plani franko-gjerman deri në momentin kur u adoptua si koncepti i procesit të dialogut.
Propozimi Europian parasheh që të gjitha marrëveshjet paraprake nga Marrëveshja e Brukselit të zbatohen paraprakisht. Kjo kërkesë është bërë eksplicite nga deklaratat e emisarëve Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, si obligim i Kosovës.