Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave ditore.
Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Në mëngjes nëpër disa lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Nga e premta na pret mot relativisht i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht duke ndikuar në rritjen e temperaturave.
Në fillim të javës së re pritet një front i dobët i ftohtë ajror me reshje lokale kryesisht të dobëta dhe ulje të temperaturave në viset kontinentale.