Zyrtarja DKA-së znj. Liridona Ukshini, bashkë me mësimdhënësit, z. Ibrahim Ramadani, z. Fadil Idrizi dhe znj. Shpresa Uruqi Shabani, me përcjellje dhe siguri nga policia e Komunës së Gjilanit, shoqëruan 35 nxënës, të cilët ju bashkuan manifestimit të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ndezjen e 1133 qirinjëve, në përkujtim të 1133 fëmijëve të vrarë nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.
#15vjetshtet 🇽🇰