Është mbyllur pa fitues ndeshja në mes të Gjilanit dhe Malishevës. Ndeshja e zhvilluar të dielën në fushën me bari sintetik në Gjilan ka përfunduar baras, 2:2
Ronald Sobowale kaloi Malishevën në epërsi me golin e shënuar në minutën e 18-të, ndërsa nga penalltia barazoi rezultatin Albert Dabiqaj në minutën e 30-të.
Malisheva edhe në pjesën e dytë shënoi e para. Në minutën e 64-t, Bleart Tolaj shënoi për epërsinë e dytë 2:1. Dhjetë minuta pa përfunduar takimi, Mevlan Zeka shënoi për barazimin 2:2. Zeka humbi penalltinë. Por, ai pas topit të kthyer shënoi për të barazuar rezultatin.
Zeka shënoi edhe një gol në minutën e 93-të. Por, iu anulua për shkak të një pozite jashtë loje. Pozita jashtë lojës u konfirmua me VAR. Gjilani zë vendin e trtetë me 29 pikë, kurse Malisheva në vendin e tetë me 20 pikë.