Sot pritet ndryshim i motit, por ndryshimi nuk do të jetë shumë i theksuar. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të kushtëzojnë riga afatshkurtra shiu në disa vise të ulëta dhe fjolla afatshkurtra bore në disa vise malore.
Erërat veriore do të fuqizohen, ndërsa temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta. Minimalja do të zbresë deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja rreth 13 gradë Celsius.
Nga e marta përmirësim substancial i motit. Nën ndikimin e anticiklonit stabil rikthehen temperaturat ditore mbi 15 gradë Celsius, ndërsa po ashtu priten rreze të shumta diellore.