Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.
I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.
Kujtojmë që javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit, Albin Kurti, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), raporton EO.
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marrë në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.