Lidhur me akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të pasakta.
Pas konferencës vjetore “Par Progresi Kosovë 2023”, kryeministri para gazetarëve është shprehur se ato deklarata të Abazit nuk janë të vërteta dhe as të sakta, gjithashtu ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së, është duke u intevistruar nga Prokuroria Speciale, pasi që ka deklaruar se ekzistojnë disa video-incizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.