Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë një femër me shtetësi të huaj.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar të hënën rreth orës 21:00.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq rasti është iniciuar si “trafikim me njerëz”.