Deputeti i LVV-së, Haki Abazi nuk ka dhënë detaje pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale.
Para mediave, ndër të tjerash, Abazi bëri të ditur se nuk do të ndalet “pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë”, përcjell teve1.info
“Ashtu siç e kam dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë. Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale. Por, ajo që duhet të kuptoni është se kur hyn palaçoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus” deklaroi ai.
Teksa tha se presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme.
Në konferencën e 16 shkurtit, Abazi kishte pyetur se si është e mundur që “në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit”, teksa ka shtuar se nuk mund të rrijnë të heshtur për këtë.
Ai po ashtu ka theksuar se Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti. /Teve1.info/