Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës shkruan Radio Star
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Lajmin për Radion Star e ka konfirmuar nga zyra për informim në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka thënë se një person i vdekur dhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.