FC DRITA nesër udhëton drejt Ferizajit për të zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të, 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 13:00.
Për këtë ndeshje janë bërë përgatitje dhe analizuar kundërshtari, ndërsa futbollisti Yll Ibrahimi theksoi se FC DRITA jep maksimumin për fitore në çdo ndeshje.
“Kemi bërë përgatitjet e mjaftueshme për ndeshjen ndaj FC Ferizajit. Ne si gjithmonë futemi për rezultat maksimal, të japim angazhimin e duhur dhe shpresoj të dalim me tri pikë. Kam qenë jashtë fushës gjatë, por tani jam mirë dhe jam i gatshëm 100% dhe kurdo që më ipet rasti të jap maksimumin dhe t’I ndihmoj ekipit”, ka thënë Ibrahimi.
Edhe kryetrajneri ynë, Arsim Thaqi vlerësoi kundërshtari, por DRITA synon të vazhdoj me ecuri positive.
“Kjo javë ka qenë e ngjeshur, por fatmirësisht gjanat kanë shkuar mire dhe shpresoj që nesër qytetin dhe tifozët t’i gëzojmë edhe me një fitore. DRITA është klub me pretendime të qarta dhe me këtë synim e nisim ndeshjen për të cilën kemi bërë të gjitha përgatitjet. Kemi marrë të gjitha masat kemi, kemi analizu kundërshtarin dhe shpresoj që futbollistët tanë të reflektojnë në ato gjëra që ne kemi stërvit pëe t’iu kundërvy Ferizajit. Ata kanë seri të mirë, por shpresoj që edhe ne të jemi në formë dhe t’i shfrytëzojmë defektet e tyre”, ka thënë Thaqi.
Rreth formës së klubit dhe përshtatmërisë me filozofin e trajnerit, Thaqi theksoi se DRITA ka nivel të lartë të lojtarëve me të cilët synon rezultate kulmore.
“Ky grup i lojtarëve ka një sistem të punës dhe klubi DRITA ka rujt nivelin e vet, ka qenë një nga klubet më të organizuara dhe me shumë cilësi. Ky sistem i instaluar i punës sigurisht kërkon kohë për përshtatje me trajnerin e ri dhe kërkesat e tij 100%, por në këto dy ndeshjet e fundit janë munduar të kapin idenë që kërkoj unë. Ideja ime me DRITËN është të shënojmë sa më shumë gola dhe nuk duhet të kënaqemi e stepemi vetëm me një gol. Kjo kërkesë vje për shkak të nivelit të lojtarëve në sulm, kemi komplet zonën e sulmit dhe reparte të tjera që mund të shënojnë çdo moment”, përfundoi Thaqi.