Nuk është koha e zgjedhjeve në Kosovë, kemi punë më të mençur se zgjedhjet. Ne vendosim se kur mbahen zgjedhjet. Kështu shprehet zëvendësministri izmi Zeka, që njëherësh është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Qeveria e Kosovës ka punë me të mençur se sa me u marr me deklaratat e disa individëve të partive opozitare. Sa është interesante, dalin me rend anëtarët e opozitës në opinion për të shprehur qëndrimet kinse të subjekteve të tyre. Vërtet të vije keq kur i sheh shtyrjet e tyre për tu shfaqur më kompetent se tjetri dhe për të luajtur rolin e liderit”, thotë për 2LONLINE, Zeka i PDK-së
Sipas tij, nuk është koha e zgjedhjeve në Kosovë sepse ka punë më të mençura për t’u bërë. “Unë kujtoj që keni nevojë për reklamë apo edhe për të krijua opinion, ama qytetari se ka të qartë çfarë doni. Ne vendosim se kur mbahen zgjedhjet”, është porosia që zëvendësministri Zeka e dërgon në adresë të opozitës.
Sipas tij, koalicioni- qeverisja, e bënë këtë punë nëse duhet të dalim jashtë kalendari zgjedhor, prandaj opozita duhet të mësohet me punua në opozitë dhe me luajt rolin e opozitës.