Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar një mesazh nga takimi trilateral që po mbahet në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.
Vuçiq ka thënë se ishte “takim i vështirë” dhe se “nuk do të ketë dorëzim”.
“Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”, tha presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi.
Sot rreth orës 17:00 në Bruksel ka filluar takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borella dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.