Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA nuk e mbështet një Asociacion që e shkelë Kushtetutën e Kosovës.
Ai në një intervistë në Debat plus në RTV Dukagjini, tha se duhet një Asociacion që i bashkërendit më mirë funksionet që këto qeverisje komunale tashmë i kanë sipas Kushtetutës.
“SHBA nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që e e shkelë Kushtetutën e saj, SHBA nuk po i kërkon Kosovës diçka që nuk është në përputhje me me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, SHBA nuk mbështetë dhe nuk do të mbështetë diçka që veç edhe një grimë mund t’i përngjajë Republikës Serbe. Po kërkojmë një Asociacion të komunave me shumicë serbe që i bashkërendit më mirë funksionet që këto qeverisje komunale tashmë i kanë sipas Kushtetutës së Kosovës, në fushat si kujdesi shëndetësor, arsimi, rregullimi urban, planifikimi”, tha ai.